Skip to content
Të Gjitha

Merr flakë fusha e skrapit në Elbasan, dy zjarrfikëse në vendngjarje

· 1 min lexim

Një fushë skrapi në Elbasan është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Sipas “Report Tv”, kanë marrë flakë objektet e vjetra që ndodheshin aty.

Fusha e skrapit ndodhet pranë landfillit të Elbasanit.

Dy zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Mësohet se situata është në kontroll dhe nuk ka rrezik për zonën përreth.

Shkaqet e zjarrit ndërkohë janë ende të panjohura.