‘Mero Baze po na vjedh ujin’/ Protestojnë sërish banorët e Mezhgoranit në Tepelenë

Bashkia e Tepelenës po zbaton projektin e ujësjellësit të ri, që ka hasur në një rezistencë të fortë nga banorët e Mezhgoranit. Edhe ditën e sotme ata janë ngritur për të protestuar këtë projekt duke i bërë thirrje bashkisë të tërhiqet.
Sipas tyre uji i burimit të fshatit do të përdoret nga një resort që aktualisht po ndërtohet në fshatin Peshtan. Protestuesit theksojnë se në këtë projekt ka lidhje gazetari Mero Baze, edhe pse ky informacion nuk është bërë i ditur zyrtarisht. Ndërkohë që për të ndjekur çështjen e tyre, protestuesit, pra banorët e Mezhgoranit kanë marrë edhe një avokat.