Skip to content
Të Gjitha

“Mëngjes i trishtë”, koronavirusi i merr jetën skulptorit dhe pedagogut të njohur

· 1 min lexim

TIRANË

Skulptori i njohur Arben Bajo ka humbur betejën me koronavirusin, duke ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

Lajmi u bë publik nga miqtë e tij në rrjetet sociale, të cilët kujtojnë me nostalgji mjeshtrin e artit.

Historiani i artit dhe pedagogu i njohur Arbër Kadia ka ndarë lajmin për ndjekësit.

“Mëngjes i trishtë!

Duararti Arben Bajo nuk i’a doli dot, fitoi Covid-19!😥

Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, shkruan Arbër Kadia.

Bajo po luftonte ndaj sëmundjes me vendosmëri, por ditët e fundit gjendja e tij u bë gjithmonë e më kritike.

53-vjecari Arben Bajo është skulptor dhe pedagog pranë Universitetit të Arteve në Tiranë. Ai ka celur ekspozita personale në Shqipëri e jashtë vendit.

Edhe ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka kujtuar profesorin e njohur të Arteve.

“Të mos kishte ardhur ky mëngjes që u gdhi duke ikur Arben Bajo😢

Artisti i formave të heshtura që do te flasin përjetë,😢

Gjirokastriti i heshtur që fliste me sy e me duar të arta😢”, shkruan ajo.