Melania tradhëton Donald Trump dhe ai e di këtë gjë? Lajmi që po gëlon në mediat e huaja

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Martesës 15-vjeçare mes Donald dhe Melania Trump duket se po i vjen fundi.

Luhatjet në marrëdhënien e tyre janë reflektuar edhe në daljet publike, ku Melania bën shpesh veprime jo të hijshme ndaj presidentit të SHBA.

Një rast i tillë ndodhi edhe pak ditë më parë kur Trump në një dalje publike pas gjyqit në Senat, ftoi në skenë Melanian dhe u afrua ta puthe, por ajo e shmangu me mjaft finesë duke i afruar vetëm faqen.

Së fundmi, ka nisur të qarkullojë një thashethem, sipas të cilit Zonja e Parë është në një marrëdhënie jashtëmartesore me Henry “Hank” Siemers, kreun e sigurisë së dyqanit Tiffany’s, që ndodhet në Kullën Trump.

Madje, sipas zërave që kanë pushtuar mediat e huaja edhe Trumpi është në dijeni të kësaj.

Lajmi është shpërndarë fillimisht nga dy ish-punonjës të Trump, të cilët kanë shkruar në Twitter se ky raport ka vite që nisur dhe çifti jetojnë bashkë.

Këto statuse janë fshirë menjëherë nga ish-punonjësit për arsye ende të paditura, megjithatë kanë marrë vëmendjen e rrjetit pasi po rishpërndahen nga persona të ndryshëm.

Nga ana tjetër, nuk ka ende një reagim nga Donald Trump, por kujtojmë se Melania nuk u transferua menjëherë në Shtëpinë e Bardhë, pasi deklaroi se do të priste sa i biri, Baron, të mbaronte vitin shkollor.

Shpërndaje
Share.

Komento