Megaskandali me fondin ‘Besa’, flet bashkëjetuesi i sekseres: U mashtruam nga Dritani

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +


Pak ditë më parë, u zbulua megaskandali i mashtrimit me kreditë, nga 6 punonjëse të fondacionit kredidhënës ‘Besa’, me përfitime që deri më tani llogariten deri në 3.7 milion euro.

Bashkëjetuesi i Orkida Drizës, njërës prej të arrestuarve, është shprehur se të dy kanë rënë viktimë të kësaj skeme piramidale.

Ervis Doko ka treguar, se ishte një person me emrin Dritan, i cili i kishte thënë që të sillnin sa më shumë njerëz dhe në këmbim do shpërbleheshin me 30-40 mijë lekë të reja.

Më tej ai ka shtuar, se kishte edhe shumë sekserë si puna e tij, shkruan “Shqiptarja.com”.

“Unë nuk kisha lidhje. Personi Dritani më tha ça të keni të afërm sillini se është pa probleme shuma që merrni nuk paguhet se është drejt mbylljes. Dritani ishte ai që merrte lekët dhe i çonte tek drejtoresha. Sekser. Ka patur shumë sekserë si puna ime. Bashkë me bashkëjetuesen time, çoja te zyra çoja certifikatë te zyra. Shpërblenin 300 400 mijë leksh. Kam aplikuar edhe për vete. Paguaj çdo muaj. Nuk kam patur asnjë ulje. Kam patur kontakte vetëm me Dritanin”, u shpreh bashkëjetuesi i sekseres së arrestuar.

Ndërsa 41-vjeçarja Orkida Driza ka shfaqur gatishmërinë për të bashkëpunuar me drejtësinë, pasi në këtë skemë fiktive ishin përfshirë edhe fëmijët e saj.

Edhe avokati i saj mbrojtës ka pohuar të njëjtën gjë, duke shtuar se klientët e tij nuk i dinin ligjet dhe ishin mashtruar.

“Klientja ime, dhe Ervisi janë viktima. Duke mos i ditur mire ligjet dhe kushtet ekonomike janë mashtruar. Ata i kanë thënë se kush person do të sillni do të merrni shpërblime dhe kështu kanë bërë. Ervisi kërkon bashkëpunim edhe me Prokurorinë edhe me fondacionin. Orkida Driza. ka kaluar edhe fëmijët se nuk e ka ditur se është skemë mashtruese. Zonjën Albana kanë besuar. “, tha avokati.

Kujtojmë këtu se deri më tani rezultojnë 160 kredi në skemën fiktive.

Drejtoresha Albana Imami, prej 15 vitesh ishte pjesë e kësaj skeme piramidale, duke marrë hua jashtë sistemit bankar.

Me anë të skemës piramidale, Imami kishte përvetësuar 1.7 milion euro. Ajo do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Prapa hekurave do të qëndrojnë edhe oficerët e kredive Blerina Kanani, Matilda Domi, dhe Mihal Hanxhari si dhe ndërmjetësuesja për gjetjen e personave për kredi fiktive Orkida Driza.

Kurse për 38-vjeçaren, Esmeralda Vaso, gjykata vendosi “arrest shtëpie”.

Shpërndaje
Share.

Komento