Skip to content
Të Gjitha

Me shenja plumbash dhe i mbuluar në gjak, gjendet i vdekur 34-vjeçari në Mirditë

· 1 min lexim

Një person është ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Zallë Xhuxhë te Fanit në Mirditë.

Sipas “Balkanweb”, viktima është 34-vjeçari Eri Zefi.

Ky i fundit u gjet nga banorët e zonës i mbuluar në gjak.

Ai gjithashtu kishte disa shenja plumbash në trup.

Grupi hetimor shkoi menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

Autorët ndërkohë nuk janë identifikuar ende nga policia.

Kjo është viktima e 5 në dy ditë, pas vrasjes së biznesmenit Hida në Lushnje dhe krimit të trefishtë në familjen Dakuci.