Skip to content
Të Gjitha

Me plumb në kokë, vëllai i krahut të djathtë të Aldo Bares ekzekutohet në lokalin e tij

· 1 min lexim

Një person është gjetur i vrarë me plumb në kokë mëngjesin e sotëm në Lushnje në lokalin e tij.

Ngjarja është regjistruar  në lagjen “Kadri Gjystri”.

Sipas raportimeve, mësohet se viktima është Enver Boriçi.

Ky i fundit është vëllai i Arben Boriçit, krahut të djathtë të Aldo Bares.

Viktima është gjetur i pajetë në  karrigen e lokalit nga klientët.

Aktualisht, vëllai i pronarit të lokalit, është duke vuajtur dënimin në burg.

Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e autorëve, ndërsa është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nuk dihet nëse lokali ka pasur kamera sigurie, të cilat do të hidhnin dritë mbi ngjarjen e rëndë.