Skip to content
Kronikë

Me lëndë plasëse në shtëpi gati për ta aktivizuar, arrestohet 36-vjeçari në Lezhë

· 2 min lexim

Në prangat e policisë së Lezhës ka rënë një 36-vjeçar, të cilit i gjetën në banesë lëndë plasëse gati për ta shitur. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, efektivët e policisë kanë ushtruar kontrolle në banesën e shtetasit me inicialet M.P., në fshatin Manati të Lezhës, ku dhe gjetën një sasi eksplozivi, i bërë gati për t’u aktivizuar.

Dyshimet e para nga policia janë se 36-vjeçari M.P. e kishte përgatitur lëndën shpërthyese për ta shitur. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të kontrolleve të ushtruara në gjithë qarkun Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje apo lëndëve plasëse, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në rrugën dytësore në fshatin Manati, Lezhë, një shtetas mbante në banesën e tij, lëndë plasëse, gati për ta shitur, nga shërbimet e Policisë Lezhë u organizua puna dhe si rezultat u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit M. P., 36 vjeç, banues në Manati, Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të dyshuar me lëndë plasëse.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore.