Skip to content
Kryesore

Me kanabis e kokainë në makinë, tre të arrestuar në Korçë

· 1 min lexim

Një tjetër operacion antidrogë është zhvilluar në orët e para të së hënës nga Policia e Korçës, duke çuar në pranga tre persona të tjerë të dyshuar për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit u ndaluan gjatë lëvizjes me një automjet, ku policia gjeti sasi të ndryshme lëndësh narkotike, të dyshuara si kokainë dhe kanabis, së bashku me pajisje për peshimin e tyre.

Pas ndalimit, kontrollet u zgjeruan në banesat e personave të përfshirë dhe në një ambient privat, ku u sekuestruan edhe dy automjete dhe një shumë parash në lekë.

Ky është operacioni i tretë antidrogë që zhvillohet në Korçë brenda pak ditësh, duke e çuar në gjashtë numrin total të të arrestuarve për aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.