Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Më hani shokët, por jo mua”, Bushati: Rama ndjen rrezikun jashtë vendit

11:58 27/02/2026
Reading Time: 2 min lexim
“Më hani shokët, por jo mua”, Bushati: Rama ndjen rrezikun jashtë vendit

Gazetari Andi Bushati ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, duke e interpretuar atë si një sinjal për negocim me faktorët ndërkombëtarë dhe jo me drejtësinë në vend. I ftuar në emisionin Të Paekspozuarit me Ylli Rakipin, Bushati tha se mesazhi i Ramës ishte i qartë: të goditen të tjerët, por jo ai vetë.

Sipas Bushatit, thelbi i fjalës së Ramës nuk ishte një shqetësim për hetimet e SPAK, por një përpjekje për të adresuar presionin që ai mendon se vjen nga jashtë kufijve të Shqipërisë.

“Fjalimin e Ramës e pashë si ftesë për negocim. Jo me SPAK-un, sepse ai e di që për një mijë vjet nuk i vjen e keqja nga SPAK. Ai mendon se e ka përtej kufijve rrezikun.

Rama tha, më thirrën shokët socialistë dhe më kërkuan se ti je fajtori që i ke hapur kaq shumë rrugë kësaj drejtësie.

Pastaj tha çfarë po ndodh? Ne kemi patur personazhe publike, që kanë qenë mbështetës të reformës dhe sot më kërkojnë llogari, si intelektualë publikë, që kjo reformë ka dështuar. Por unë tha megjithëse i dëgjoj, jam i bindur se duhet të vijojmë përpara.

Rama i drejtohet ndërkombëtare, u thotë ju në 2016 ngritët një koalicion të madh pro reformës. Ky koalicion brenda PS dhe në publik po shkërmoqet. Unë jam garanti i vetëm që mund ta çoj përpara produktin tuaj, prandaj mua më ruani. Ky është në leximin tim, ftesa për negocim e Ramës. Po më godisni, më hani shokët por jo mua”, tha Bushati.

Në analizën e tij, Bushati theksoi se kryeministri po përpiqet të ruajë pozicionin e tij duke e paraqitur veten si garanci të vijimit të reformës në drejtësi, në një moment kur, sipas tij, mbështetja politike dhe publike për këtë proces po lëkundet.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Paradoksi i integrimit: Shqipëria takson 10% kondicionerët inverter, ndërsa BE pothuajse zero

Paradoksi i integrimit: Shqipëria takson 10% kondicionerët inverter, ndërsa BE pothuajse zero

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English