Skip to content
Të Gjitha

Me celular për shpërthim të telekomanduar dhe pistoletë, merret vendimi për të rinjtë e arrestuar dy ditë më parë

· 1 min lexim

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy të rinjtë që u arrestuan dy ditë më parë.

Ermal Zalla dhe Edmir Ibrahimi, përkatësisht 24 dhe 29 vjeç, u kapën me armë zjarri me silenciator dhe me një celular, i cili përdorej për shpërthime në distancë.

Sipas “Report Tv”, numri serial i silenciatorit dhe i pistoletës ishin fshirë.

Dyshohet se dy të rinjtë do të kryenin një vrasje.

Ata nuk iu bindën urdhërit të policisë për të ndaluar më 29 janar, ditë në të cilën u arrestuan.

Të rinjtë hodhën nga makina “BMW” pistoletën me silenciator dhe celularin dhe u larguan me shpejtësi.

Mirëpo policia arriti që t’i lokalizonte dhe t’i arrestonte pak çaste më vonë.