Skip to content
Të Gjitha

Me 4 milion euro në gomone, shqiptari arrestohet në Brindisi

· 1 min lexim

Një operacion i policisë italiane në Brindisi, ka çuar në pranga një trafikant shqiptar droge.

Sipas mediave italiane, shqiptari po transportonte drogë me gomone.

Operacioni është kryer nga një njësi detare e Departamentit Operacional Aeronaval.

Brenda në gomone janë gjetur 334 kg drogë, e ndarë në 310 kg marijuanë dhe 24 kg hashash.

Nëse do të dilte në treg, droga do të kapte vlerën e 4 milion eurove.

Identiteti i shqiptarit nuk është bërë ende i ditur nga mediat italiane.