‘McGonigal i dytë’/ Berisha publikon kontratën e Ramës me ish-kryespiunin rumun

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një dokument që, sipas tij, dëshmon lidhjen kontraktuale mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-shefit të shërbimeve sekrete rumune, gjeneralit Fabian Coldeo, të cilin ai e përshkruan si një “McGonigal ballkanik”.
Në reagimin e tij, Berisha pretendon se një dokument, i datës 11 shtator 2023, është firmosur nga një person të cilin ai e quan “mafiozi Don Agaçio”, dhe se gjenerali Coldeo është emëruar këshilltar i jashtëm i Ramës. Sipas Berishës, Coldeo ka ndihmuar Ramën të lidhet me kartelin e drogës Sinaloa të Meksikës dhe botën e nëndheshme të krimit, duke u paguar me shuma të mëdha nga Edi Rama dhe Ministri Taulant Balla për këto shërbime.
Berisha akuzon më tej Ramën dhe Ballën për krijimin e një “narko-shteti” dhe për lidhje mafioze ndërkombëtare. Ai gjithashtu mohoi çdo lidhje personale me Coldeon, duke sqaruar se një fotografi e publikuar nga Rama, ku Coldeo shihet ulur pranë tij në një konferencë ndërkombëtare, nuk tregon asnjë lidhje midis tyre apo Shqipërisë.
Deri më tani, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga zyra e kryeministrit Edi Rama lidhur me këto akuza të reja.
Lexo më tej
BKH zbarkon në Kadastër, nis “furtuna” e hetimeve! Në sitë drejtuesit, çfarë ndodhi me telefonin e Lorena Goxhobellit?
Byroja Kombëtare e Hetimit ka hyrë në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, duke vënë në lëvizje një operacion të…
Apel urgjent për ndihmë/ Arenso 8-vjeçar amputoi këmbën pas aksidentit me autobus tek QTU, familja kërkon mbështetje që ai të ecë sërish
Arenso Sadushi, vetëm 8 vjeç, po përballet sot me betejën më të vështirë të jetës së tij. Pas…
Ekzekutohet shqiptari në Suedi, familjarët: Ishte kalimtar i rastit, e vranë bandat kriminale
Një shqiptar i Kosovës ka mbetur i vrarë pas një sulmi me armë zjarri në Suedi. Viktima është…
Pas 5 korrikut, protesta ka një detyrë të re: të mbrojë veten
Protesta e ka kaluar provën e parë. Pas më shumë se një muaji në rrugë, ajo tregoi se…