‘McGonigal i dytë’/ Berisha publikon kontratën e Ramës me ish-kryespiunin rumun

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një dokument që, sipas tij, dëshmon lidhjen kontraktuale mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-shefit të shërbimeve sekrete rumune, gjeneralit Fabian Coldeo, të cilin ai e përshkruan si një “McGonigal ballkanik”.
Në reagimin e tij, Berisha pretendon se një dokument, i datës 11 shtator 2023, është firmosur nga një person të cilin ai e quan “mafiozi Don Agaçio”, dhe se gjenerali Coldeo është emëruar këshilltar i jashtëm i Ramës. Sipas Berishës, Coldeo ka ndihmuar Ramën të lidhet me kartelin e drogës Sinaloa të Meksikës dhe botën e nëndheshme të krimit, duke u paguar me shuma të mëdha nga Edi Rama dhe Ministri Taulant Balla për këto shërbime.
Berisha akuzon më tej Ramën dhe Ballën për krijimin e një “narko-shteti” dhe për lidhje mafioze ndërkombëtare. Ai gjithashtu mohoi çdo lidhje personale me Coldeon, duke sqaruar se një fotografi e publikuar nga Rama, ku Coldeo shihet ulur pranë tij në një konferencë ndërkombëtare, nuk tregon asnjë lidhje midis tyre apo Shqipërisë.
Deri më tani, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga zyra e kryeministrit Edi Rama lidhur me këto akuza të reja.
Read next
Helmimi i fëmijëve në Vlorë, analizat zbulojnë ujë të ndotur me fekale në kopsht
Një ditë pas helmimit të dyshuar të fëmijëve të Kopshtit nr. 10 në Vlorë, analizat e ujit kanë…
17 miliardë lekë pa asnjë emër projekti: ku do t’i shpenzojë FSHZH e Tan Agollit paratë tona?
Fondi Shqiptar i Zhvillimit kërkon 17 miliardë lekë për «projekte të reja». Cilat projekte? Nuk thuhet. Ku? Nuk…
SPAK zbërthen trafikun e 60.7 tonëve kokainë të grupit Çela-Çopja: 9.2 mln euro pasuri të sekuestruara
Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim 16 të pandehur në kuadër të hetimeve ndaj organizatës kriminale Çela-Çopja,…
Helmim nga ushqimi në një kopsht në Vlorë, 7 fëmijë në pediatri, 5 të shtruar
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë kanë përfunduar në pediatri me simptoma të forta gastrointestinale, ndërsa…