Skip to content
Kryesore

Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër/ Prokuroria përfundon hetimet

· 1 min lexim

Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet lidhur me rastin e vetëvrasjes së shtetases Alma Arrazi, e cila humbi jetën së bashku me tre fëmijët e saj, pasi u hodh në ujërat e lumit Buna.

Pas hetimeve, prokuroria ka kërkuar 6 vite burg për shtetasin Erdgys Arrazi, akuzuar për shkaktimin e vetëvrasjes së bashkëshortes së tij.

Organi i akuzës ka kërkuar që dënimi për shtetasin Erdgys Arrazi të ulet në 4 vite, pas pranimit të gjykimit të shkurtuar.

Sipas prokurorisë, Arrazi ka kryer sjellje që kanë diskredituar dinjitetin e bashkëshortes së tij, duke e detyruar atë të kryente vetëvrasje dhe të mbytej së bashku me tre fëmijët e saj.

Lidhur me të miturit, prokuroria ka regjistruar akuza për vrasje për shkak të cilësisë së veçantë të viktimës, ndërsa është përjashtuar mundësia e përfshirjes së personave të tjerë.

Për këtë arsye, akuza është pushuar nga organi i akuzës, pasi hetimet kanë treguar se autorja e vrasjes së tre fëmijëve është nëna e tyre, e cila vendosi të jepte fund jetës së saj dhe të tre fëmijëve të vegjël.