Skip to content
Të Gjitha

Mbyllet shkolla në Korçë, 7 mësues me Covid-19

· 1 min lexim

Në shkollën Sotir Gurra në Korçë kanë dalë pozitiv me Covid-19 shtatë mësues dhe si pasojë është marrë vendimi që ky institucion mos të hapë dyert ditën e nesërme.

Sipas burimeve pranë drejtorisë rajonale të arsimit bëhet me dije se e gjithë godina do t’i nënshtrohet dezinfektimit.

Mësohet se mësuesve të kësaj shkolle u janë marrë tamponët ndërsa janë izoluar deri në pritjen e rezultatit.

Disa prej mësuesve kanë dalë pozitivë dy ditë më parë ndërsa sot janë edhe pjesa tjetër e tyre.

Vendimi për mbylljen e dyerve të kësaj shkolle është marrë nga drejtoria rajonale e arsimit në zbatim të protokollit të sigurisë.

Institucionet shtetërore kanë qenë ndër më të prekurat nga Covid-19 kohët e fundit ku numri i rasteve dhe vdekjeve është rritur.

Ditën e sotme patëm 7 viktima, si asnjëherë më parë në vendin tonë.