Skip to content
Politikë

Mbyllet seanca/ PS voton rregulloren e re për përjashtimin e deputetëve

· 1 min lexim

Mes kaosit dhe rrëmujës është miratuar sot rregullorja e re për përjashtimin e deputetëve që pengojnë seancat plenare.

Edhe pse seanca e sotme zgjati vetëm pak minuta, deputetët e maxhorancës kanë votuar pro që të përjashohen 30 deri në 60 ditë çdo deputet që bllokon punimet në Kuvend.

Nikolla që udhëhiqte seancën e mbylli këtë mbledhje parlamentare direkt pas votimit të rregullores së re. Ndërkohë, nga ana tjetër deputetët opozitarë vijonin me protestën në sallë, me tymuese dhe thirrje; turp turp.