Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mblidhet Komisioni Hetimor për Ilir Metën, ja kur mbyllet zyrtarisht puna

10:55 11/05/2021
Reading Time: 2 min lexim
Komisioni drejtuar nga deputeti socialist Alket Hyseni do të mbyllë zyrtarisht punën më 24 maj, pas dorëzimit të dosjes së plotë me të dhëna mbi veprimtarinë e presidentit të Republikës Ilir Meta.

Ka nisur sot zyrtarisht punën Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në mbledhjen që po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit, komisioni njoftoi se Presidenti do të marrë pjesë në seancë dëgjimore më 18 maj.

Komisioni drejtuar nga deputeti socialist Alket Hyseni do të mbyllë zyrtarisht punën më 24 maj, pas dorëzimit të dosjes së plotë me të dhëna mbi veprimtarinë e presidentit të Republikës Ilir Meta.

Por si arriti situata deri këtu? 

Prej javësh, presidenti i Republikës, Ilir Meta, u përfshi në një sërë replikash të ashpra dhe përplasje me Partinë Socialiste, ku në fokus ishin zgjedhjet e 25 prillit. Presidenti u zotua se do të mundësonte votën e lirë të shqiptarëve, që sipas tij, do t’i bashkoheshin në një referundum popullor. Deklaratat e Metës gjatë fushatës arritën majën e tensionit, kur kreu i shtetit deklaroi se “do t’ju presim dorën atij që prek votën”, apo “bëni gati sfurqet dhe kosat”.

Këto deklarata përfshirë edhe përplasjen me ambasadoren Yuri Kim janë “dënimi” që sipas socialistëve Ilir Meta mori më 25 prill nga shqiptarët, duke i dhënë mandatin e tretë PS-së dhe për këtë Ilir Meta duhet të shkarkohet.

Tashmë një komision hetimor me firmën e 49 deputetëve socialistë është ngritur dhe kërkohet prezenca e Ilir Metës për të bërë ballafaqimin. Ky komision ka për synim të provojë se ishin deklaratat e Ilir Metës që nxitën dhunë dhe provokuan vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: MetaPresidenti

Të tjera

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta
Kryesore

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur sot të refuzojë kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për...

12:39 13/08/2025
Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO
Kryesore

Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën gjyqësore për shqyrtimin...

08:51 13/08/2025
Para
Mblidhet Komisioni për Metën, Spartak Braho: Mos u nxitoni për ekspertët!

Mblidhet Komisioni për Metën, Spartak Braho: Mos u nxitoni për ekspertët!

Lajmet e fundit

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English