Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mblidhet Këshilli Bashkiak për të diskutuar “privatizimin e parkingjeve” në Tiranë, LSI braktis mbledhjen

18:59 31/01/2019
Reading Time: 2 min lexim

Ashtu edhe siç u paralajmërua ditën e djeshme, sot do të mblidhej Këshilli Bashkiak i Tiranës për të marrë vendimin rreth dhënies me koncesion të administrimit të parkingjeve në kryeqytet.

Të ndodhur para këtij fakti, Këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë larguar nga mbledhja, ndërkohë që Arbën Mazniku ka thënë se s’kemi të bëjmë me asnjë koncesion të ri, vetëm një mënyrë e re për të marrë automatet ku qytetarët mund të paguajnë biletën.

Përpos Maznikut ka folur edhe Eridian Salianji, përfaqësuesi i PS-në në Këshillin Bashkiak, i cili tha se ligji “Për një shtesë në vendimin Nr 49, datë 11.11.2015 “Për miratimin e kritereve të përcaktimit të zonave të administrimit të parkimit dhe nënzonave të destinuara për parkim, si dhe tarifave të shërbimit të parkimit të administruar nga Bashkia e Tiranës, të ndryshuar”, nuk ka për qëllim të privatizojë apo të japë me koncesion shërbimin e parkimit në kryeqytet.

Ashtu si edhe në deklaratën e mbrëmshme të bërë publike nga Erion Velia, Salianji, ka sqaruar edhe një herë se aktualisht qytetarët e Tiranës e paguajnë parkimin përmes dy opsioneve: asaj me sms nga telefoni i tyre dhe direkt te inspektori përkatës i Tirana Parking. Këtyre opsioneve i shtohet edhe një opsion i tretë nga Bashkia e Tiranës, e cila ka propozuar vendosjen e pajisjeve vetëshërbyese (automatë) dhe aplikacione të ndryshme, në vendet e destinuara për parkim, të cilat mund të punojnë gjatë periudhës kur shërbimi i parkimit është aktiv, si një metodë e thjeshtë dhe efektive për verifikimin e tarifës së parkimit, njësoj si në çdo vend tjetër perëndimor.

“Ashtu siç funksionon edhe sot, pagesa që do të kryhet përmes këtij shërbimi do të kalojë 100% për llogari të Bashkisë së Tiranës”,- ka sqaruar ai.

Megjithatë vetvetiu lind pyetja, mbi çfarë bazash po ndërtohet kjo marrëdhënie, pasi në asnjë moment nuk përmendet se kompania private është duke i dhuruar këto makineri për qytetin?

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Arben MaznikuKeshilli Bashkiak TiraneKeshilltaret e LSIkoncesioni i parkingjeve

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para

Administrata e Kosovës merr shembullin e Amerikës, mbyll qeverinë deri në votimin e buxhetit

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English