Skip to content
Të Gjitha

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD / Basha “imponon” 15 emrat që duhet të zgjidhen patjetër në Kryesinë e Partisë

· 2 min lexim

Nëse mendoni se situata në Partinë Demokratike është jo e mirë, duhet ta shikoni edhe një herë sepse mesa duket është rënduar akoma më shumë.

Këto fjalë e kanë burimin e tyre tek një lajm të botuar se fundmi në Pamfleti, ku një anëtar “disident” i Këshillit Kombëtar të PD ka dërguar një listë me 15 emra të përcaktuar nga vet kryetari i kësaj partie, Lulzim Basha, të cilët duhet të jenë patjetër në kryesinë e partisë.

Këto emra vlejnë për mbledhjen e përcaktuar tashmë ditën e djeshme të Këshillit Kombëtar të PD-së, ku në mbljedhjen e saj të parë do të zgjidhet e Kryesia e Partisë.

Problemi me këtë mandat që do të merret qëndron në faktin se nuk ka asnjë të dhënë mbi kohëzgjatjen e këtyre mandateve, sepse ende nuk është përcaktuar asgjë, gjë që hedh më shumë dyshime mbi vërtetësinë e këtyre 15 emrave të dalë.

Partia Demokratike, nëse vërtetohet se e ka nxjerrë me të vërtet këtë listë kryetari i saj, duket se nuk i ka mbetur më asgjë demokratike në momentin që postet drejtuese janë të trashëgueshme.

Megjithatë nëse  kthehemi listës vëmë re se mungon vajza e Azem Hajdarit, Flamur Noka, kreu i departamentit të ish- të përnjekurve politikë, kreu i Forumit Rinor dhe disa deputetë të tjerë me arsim të lartë, ndërkohë që janë futur Klevis Balliu, Ervin Salinaji, Agron Shehaj etj.

Ende nuk ka një deklartë publike nga ana e Partisë Demokratike rreth këtij fakti të dalë, por jemi në pritje të çdo të reje…

Ja kryesia e re, sipas trajktit që ka shondarë sot Lulzim Basha

  1. Agron Shehaj
  2. Aldo Bumçi
  3. Bardh Spahia
  4. Endri Hasa
  5. Enkelejd Alibeaj
  6. Ervin Salianji
  7. Florjon Mima
  8. Genc Pollo
  9. Grida Duma
  10. Jamarber Malltezi
  11. Jorida Tabaku
  12. Klevis Balliu
  13. Luçiano Boçi
  14. Oerd Bylykbashi
  15. Tritan Shehu