Mbi 750 persona të lënduar nga tërmeti, 3 në gjendje të rëndë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbi 750 persona mbetën të lënduar nga tërmeti shkatërrues, që goditi dy ditë më parë Durrësin.

Sipas Ministrisë së Shëndetësië, aktualisht 65 persona ndodhen të shtruar në spital, ndërsa 145 të tjerë kanë marrë mjekime nëpër çadra.

Në mesin e të plagosurve, 3 ndodhen në gjendje të rëndë në terapi intensive, shkruan “Dosja.al”.

Xhesika Biqiku ndodhet në gjendje kritike për jetën edhe pas dy ndërhyrjeve kirurgjikale.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ajo do të transportohet drejt Italisë.

Deri më tani janë shënuar 40 të vdekur, ndërsa 47 të tjerë janë shpëtuar.

Në Thumënë janë ndërprerë operacionet e kërkimit, ndërsa në Durrës po kërkohet për 15 persona të mbetur nën rrënoja.

Shpërndaje
Share.

Komento