Mbi 100 të vdekur dhe 4 mijë të plagosur! Si duket Bejruti një ditë pas shpërthimit (FOTO)

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbi 100 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e një prej shpërthimeve më të mëdha që ndodhi në Bejrut, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur në kryeqytetin libanez.

Shkaku i shpërthimit ishin mbi 2,750 tonë nitrat amoniumi që mori flakë kur një zjarr i ndezur siç duket nga një saldator u përhap në magazinën ku ishte ruajtur materiali në mënyrë të pasigurt për gjashtë vjet.

Shefi i Sigurimit të Përgjithshëm, Abbas bëri me dije se materiali eksploziv ishte konfiskuar vite më parë, nga një anije.

Skenat apokaliptike të shpërthimit në Bejrut, ndërtesat që digjen dhe ekuipazhet e urgjencës që kontrollojnë furishëm në rrënojat për të mbijetuar, kanë bërë xhiron e botës prej pasdites së djeshme.

Më shumë se 4,000 të plagosur numërohen në spitale nga shpërthimi, i cili madje u dëgjua deri në Qipro.

Banorët e Bejrutit u zgjuan sot me një skenë të dhimbshme shkatërrimi me tym që ngrihej ende nga porti. Rrugët e mëdha në qendër të qytetit ishin të mbushura me mbeturina dhe automjete të dëmtuara dhe fasadat e ndërtesave të prishura.

Kreu i Kryqit të Kuq të Libanit tha: “Ajo që ne po dëshmojmë është një katastrofë e madhe. Ka viktima kudo”.

Në një deklaratë të lëshuar këtë mëngjes, agjensia humanitare tha se më shumë se 100 njerëz kishin humbur jetën.

Kryeministri Hassan Diab është zotuar se përgjegjësit do ta “paguajnë” shtrenjtë që e zhytën vendin në një gjendje të jashtëzakonshme.

Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe madje rivalët si Izraeli i kanë ofruar ndihmë vendit, i cili tashmë po lufton edhe me krizën ekonomike dhe koronavirusin.

Dëshmitarët e krahasuan tragjedinë me një shpërthim bërthamor, dhe shkencëtarët duke bërë llogaritjet fillestare thanë se 2,750 tonë kimikate të rrezikshme prodhuan një shpërthim ekuivalent afërsisht sa një e pesta e forcës së bombës atomike në Hiroshima në Luftën e Dytë Botërore.

Presidenti Michel Aoun shpalli tre ditë zie dhe njoftoi se do të akordojë një fond emergjence prej 66 milionë dollarësh.

Shpërndaje
Share.

Komento