Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mbetjet spitalore, KLSH: Probleme me menaxhimin

09:12 28/11/2024
Reading Time: 1 min lexim
Mbetjet spitalore, KLSH: Probleme me menaxhimin

Një auditim i fundit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka nxjerrë në pah problematikat në menaxhimin e mbetjeve spitalore në Shqipëri, që ndodhin nga magazinimi deri tek çmimet e diferencuara të shpenzimeve.

Raporti thekson se procesi i menaxhimit të mbetjeve spitalore ka mangësi të dokumentimit dhe mungesë standardesh të unifikuara në të gjithë spitalet.

Sipas të dhënave për 39 spitale, gjatë katër viteve të fundit janë shpenzuar rreth 5 milionë euro për trajtimin e mbetjeve spitalore, me një rënie të shpenzimeve në vitin 2023, kryesisht për shkak të uljes së kostove në QSUT “Nënë Tereza”.

Një pjesë e menaxhimit të mbetjeve bëhet përmes kontratave me operatorë privatë, ndërsa një pjesë tjetër përmes autoklavave që janë instaluar në disa spitale, megjithëse jo të gjithë janë funksionalë.

KLSH vë në dukje se në disa spitale, autoklavat nuk janë monitoruar rregullisht, dhe informacioni lidhur me procesin e sterilizimit nuk është centralizuar.

Po ashtu, janë evidentuar kushte të papërshtatshme magazinimi në disa spitale, si në Vlorë, Durrës, Shkodër dhe Korçë, ku ambiente të përshtatshme për ruajtjen dhe përpunimin e mbetjeve mungojnë.

Raporti gjithashtu thekson se kontraktimi i operatorëve ekonomikë për trajtimin e mbetjeve është bërë kryesisht me marrëveshje kuadër, por kjo ka krijuar vonesa dhe grumbullime mbetjesh, pasi kontratat e reja nuk janë lidhur në kohë.

Çmimet për trajtimin e mbetjeve janë variuar nga një vit në tjetrin dhe janë aplikuar çmime të ndryshme për mbetje të njëjta, çka ka krijuar luhatje të kostove./ Monitor

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: cmimiKLSHmbetjet spitaloremenaxhimi

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
“Parada e Pavarësisë në Tiranë”, plani i masave

“Parada e Pavarësisë në Tiranë”, plani i masave

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English