Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Mbështesim zemërimin popullor”, Lulzim Basha flet për mundësinë e nisjes së protestave

18:27 23/04/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi se opozita do të mbështesë me çdo formë dhe mënyrë protestën e qytetarëve shqiptarë që kërkojnë të drejtat e tyre në këtë gjendje të krijuar për shkak të koronavirusit.

Gjithsesi, lideri i PD iu shmang pyetjes nëse vetë opozita do jetë në ballë të protestave, pasi i pyetur nëse opozita i sheh si opsion protestat si në Brazil, ku edhe presidenti iu bashkua qytetarëve, Basha tha:

“Janë dy gjëra që s’duhet të ngatërrohen, mbështesim, inkurajojmë e do t’i japim kurajo protestës së drejtë të qytetarëve që tashmë ka nisur, për të drejtat e tyre, s’kërkojnë lëmoshë, e ka detyrim shteti, ai urdhëroi mbylljen e biznesit. Ligji i fatkeqësive natyrore e ka të shkruar që për çdo dëm material financiar që u vjen qytetarëve shteti duhet ti përgjigjet me ndihmë financiare. Edhe për ato pak para që ka ndarë me pikatore që nuk përbëjnë asnjë përqindje të nevojës. Pyetja sot është ku janë lekët e taksave të rritura të shqiptarëve. Taksat e cmimit të energjisë, të naftës, pse nuk u vihen sot në dispozicion njerëzve? Dëgjojini ato zonja, flasin për të gjitha zonjat e Shqipërisë që kanë ngelur në baltë. Janë të parat që përballen me mungesën e bukës për vogëlushët.
Opozita mbështet me të gjitha format e mënyrat protestat e qytetarëve për të kërkuar e fituar të drejtat e tyre e për ti dhënë fund dështimit nga qeveria.”- tha Basha në një intervistë për News 24.

Më tej, kryedemokrati është shprehur se në Kryeministri po punohet ethshëm për të falsifikuar shifrat, teksa u ndal tek akuzat e fundit ndaj qeverisë për tenderat sekretë dhe tha se problemi qëndron te fakti se pajisjet janë shitur me një çmim katër herë më të lartë se çmimi i tregut.

“U bënë sekrete për të mbuluar dështimin dhe gënjeshtrën e qeverisë, që tha se i ka marrë të gjitha masat, si dhe për të fshehur cmimin, sasinë, e këtyre maskave. Ne kemi të dhëna se shumë nga këto pajisje janë zhdoganuar me ¼ e çmimit që janë shitur. Pra, janë shitur 4 herë më shumë se çmimi. Gjendja e fatkeqësisë natyrore ja lejonte qeverisë tenderin me procedurë të përshpejtuar. Por, problemi është se i kemi blerë me 4 herë më lart se çmimi i tregut. Informacionet janë se ka tre ditë që në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Kryeministri po punohet ethshëm për të falsifikuar shifrat.”

Gjithashtu, Basha është shprehur se karantina nuk ka dhënë fryte, pasi qeveria ka lënë hapur fasoneritë, të cilat ai i quan bomba me sahat, duke shtuar se kurba në Shqipëri nuk është aq e çoroditur dhe se sot janë shënuar 29 raste të reja, njësoj si më datë 4 prill.

Sipas kryeopozitarit, qeveria mund ta kishte eliminuar këtë gjë duke ‘hapur’ qesen për të paguar punonjësit e fasonerisë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para

Koronavirusi, mënyrë jetese: Si të veproni nëse dikush rrëzohet në rrugë

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English