Skip to content
Të Gjitha

Mbajti peng partneren dhe e dhunonte sistematikisht, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë (Detajet)

· 2 min lexim

Mbrëmjen e sotmë është arrestuar 30-vjeçari Gleard Gusholli, pasi për gati një javë e ka mbajtur të mbyllur dhe i ka ndaluar lirinë bashkjetueses së tij.

Bëhet e ditur nga Policia se e reja përpos faktit që e ka izoluar të renë ka ushtruar gjithashtu ndaj saj dhunë sistematike.

28-vjeçarja është goditur me këmbën e karriges nga bashkëjetuesi i saj, duke i shkaktuar plagë të rënda. Autori pasi ka konstatuar se bashkëjetuesja ishte në gjendje të rëndë shëndetësore është larguar nga banesa dhe e ka mbyllur derën me çelës.  Pas kësaj ka njoftuar  të afërmen e tij për atë që kishte ndodhur dhe kjo e fundit së bashku me  motrën e Gushollit  kanë hapur me forcë derën e banesës dhe e kanë dërguar të rënë në spitalit. Kanë qënë mjekët që konstatuan dhunën  e ushtruar ndaj të resë  dhe njoftuan policinë për ngjarjen.

Pas këtij rastit, klinika ka lajmëruar blutë e kryeqytetit, që pasi janë vënë në dijeni për rastin, për disa orë ka kërkuar e me pas lokalizuar diku pranë Zogut të Zi, 31-vjeçarin duke e vënë në pranga. Gusholli, pasi është arrestuar ka treguar se ishte shumë xheloz, por nuk ka dhënë detaje të plota e konkrete në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Së bashku me Gushollin, janë arrestuar edhe 4 persona të tjerë. Në pranga përfunduan Besmir Nurçellari 36 vjeç dhe Arjan Sheta 41 vjeç pasi nuk kanë kallëzuar krimin dhe kanë penguar zbulimin e së vërtetës duke tentuar të fshehin provat, ndërsa Bledi Kateshi 27 vjeç dhe Erlind Kateshi 42 vjeç, (vëllezër), kanë përkrahur autorin e krimit, duke e larguar atë nga vendi i ngjarjes.

28-vjeçarja e dhunuar aktualisht ndodhet në spital, në observim. Sipas burimeve gjëndja e saj ka qenë e rënduar, ku është futur dy herë në sallë për shkak të komplikacioneve, por fatmirisisht ka kaluar rrezikun për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete që përdoren për konsumimin e lëndëve narkotike, mbetje të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën në banesën e 31-vjeçarit, si dhe sende të forta me të cilat dyshohet se ai ka dhunuar 28-vjeçaren.