Skip to content
Aktualitet

“Mbajnë nën sundim qytetin”, Artan Hoxha: Do publikoj videon e betejës me plumba mes Çapjave dhe policisë

· 2 min lexim

Gazetari investigative Artan Hoxha ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Repolitiz”, ku është shprehur se edhe pak kohë i duhet për të bërë publike një video ku fisi Çapja në Elbasan ka sulmuar me breshëri plumbash policinë.

Hoxha ka komentuar edhe arrestimet e shoqërimet e djeshme të policisë pas një kontrolli blic në qytetin e Elbasanit.

Ndaj gazetari është shprehur se videoja e tij do të jetë vërtet e frikshme edhe pse ngjarja ka ndodhur në 8 qershor të vitit 2016.

Qytetin e Elbsanit gazetari e ka cilësuar si vendin ku ndodhin më shumë vrasje në Shqipëri, kjo pasi disa banda po e mbajnë nën sundim.

Artan Hoxha u shpreh:

“Elbasani është qyteti që ka më shumë vrasje. Aty ka një numër të madh policësh të vrarë direkt nga mafiat. Çapjat i kanë sulmuar direkt forcat operacionale. Prandaj nuk është përfshirë në operacionin e djeshëm besoj. Është goditur direkt, ka pasur një betejë. Do bëj gati materialin dhe do shikoni që zjarri i hapur mes punonjësve të operacionales dhe pjesëtarëve të një grupi kriminal në Elbasan të duket sikur je në Sinaloa të Meksikës dhe karteli i Sinalos po lufton me gardën meksikane.

Uroj që ky të jetë fillimi dhe jo fundi sepse me të vërtetë Elbasani ka nevojë për ta zbërthyer një herë e mirë dhe për të dhënë drejtë për kaq shumë njerëz të vrarë, dhe familje e fise që kanë ikur nga sytë këmbët nga Elbasani për t’i shpëtuar këtyre njerëzve që mbanin nën sundim qytetin”.