Skip to content
Politikë

Mazhoranca rrëzon amendamentet e Berishës për buxhetin 2025.

· 1 min lexim

Mazhoranca ka rrëzuar dy amendamentet e propozuara nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, për projektbuxhetin 2025, me 72 vota kundër. Amendamentet e Berishës kishin në fokus pezullimin e projekteve luksoze dhe rritjen e mbështetjes për qytetarët.

Amendamentet e propozuara:

1. Pezullimi i të gjitha prokurimeve për investime publike luksi deri në miratimin e minimumit jetik prej 200 eurosh për çdo qytetar.

2. Ndalimi i çdo shpenzimi për luks operativ nga qeveria qendrore deri në momentin e rritjes reale të pensioneve.

Pavarësisht propozimeve, mazhoranca i hodhi poshtë amendamentet, duke lënë në fuqi projektbuxhetin në formën e tij aktuale.