Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Masat e reja në Ministrinë e Jashtme: Cakaj u heq targat diplomatike konsujve

09:50 01/04/2019
Reading Time: 2 min lexim

Ministri i Jashtëm i deleguar, Gent Cakaj po vijon procedurën e reformimit të institucionit që ai drejton duke komunikuar ditën e sotme një tjetër vendim që prek konsujt e nderit të shtetit shqiptar.

Në një deklaratë gjatë ditës së sotme, Cakaj ka bërë të ditur se 38 konusj nderi do të duhet të dorëzojnë targat diplomatike CD dhe do të pajisen me targa të zakonshme.

Sipas tij, ky privilegj nga i cili kanë përfituar biznesmenë të njohur, është i pajustifikueshëm dhe duhet të përfundojë.

“Ju informoj se kam vendosur  për marrjen e masës së tjetër  të domdosdoshme ka ardhur koha të bëjmë një praktikë. Jemi një vend në botë që kemi plot 38 konsuj nderi që operojnë me targa diplomatike. Në shkelje të habitshme të këtij ligji janë plot 38 konsuj nderi, të pajisur me targa CD, të cilët hyjnë e dalin në vend si përfaqësues më të lartë diplomatikë. Ky privilegj është i pajustifikueshëm dhe duhet të marrë fund.

Bëhet fjalë për biznesmenë të ndryshëm që janë ngarkuar në Shqipëri, si konsuj nderi dhe qarkullojnë me privilegje të caktuara diplomatike, Shqipëria edhe njëher e theksoj është e nderuar t’i ketë këta konsuj këtu.

Konsujt e nderit pavarësisht nga shtetësia, përdorin një automjet i cili do të pajiset me një targë të zakonshme kombëtare. Me përulësinë dhe keqardhje për këtë veprim, i informoj këto persona se do të pajisen me targën ovale.”-është shprehur ministri i deleguar.

Ai gjithashtu ka kërkuar vijimin e procedurave nga ana e Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Transportit, si dhe ka theksuar se ky vendim nuk ka lidhje me emra të veçantë, ndonëse vjen vetëm pak ditë pas skandalit me dy biznesmenët indianë Chetan dhe Nitin Sandesara, të cilët ndonëse ishin në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, ishin shpallur konsuj nderi të Shqipërisë në Nigeri.

“Unë informoj po ashtu në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Transporteve do të veprohet në eficensë të plotë që targat në fjalë të dalin jashtë përdorimit. Kjo masë nuk ndërlidhet me emra të veçantë, por vjen nga domosdoshmëria e respektimit të ligjit. Jemi të përgatitur për një tjetër masë. Fuqizimin e pasaportës diplomatike shqiptare.”-u shpreh Cakaj.

Burimi: Balkanweb

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: gent cakajministria e jashtmesandesara

Të tjera

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det
Aktualitet

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku një fëmijë 11-vjeçar dyshohet se është mbytur teksa...

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Para

Adriatik Llalla para drejtësisë/ Gjykata i rrëzon ankimimin për zgjatjen e hetimeve

Lajmet e fundit

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English