Skip to content
Aktualitet

Masakruan nënë e bir dhe i dogjën, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për çiftin

· 1 min lexim

Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për Hysnie Hoxhallarin e Kasëm Pirjasin, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë me sëpatë nënë e bir dhe më pas dogjën banesën e tyre.

Ngjarja e ndodhur në vitin 2018 bëri bujë, pasi nusja e shtëpisë, Hysnie Hoxhallari, në bashkëpunim me të dashurin e saj, masakruan me sëpatë nënë e bir e më pas i dogjën.

Policia arriti që të zbardhte krimin pasi çifti u kap në tenativë duke zhdukur kartat e telefonit.

Mësohet se Kasem Pirjasi, i dashuri i Hysnie Hoxhallarit, ka kërkuar nga Krimet e Rënda që t’i heqin arrestin me burg, pasi vrasja e dyfishtë është kryer vetëm nga Hysnia.

Mirëpo sipas Prokurorisë, tashmë të dy rrezikojnë burgim të përjetshëm për shkak të krimit makabër që kanë bërë në bashkëpunim.