Skip to content
Bota

Masakër në Çeki, sulmi me armë në spital lë 6 të vdekur

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Ostravës në Çeki.

Një person ka qëlluar me armë zjarri, duke lënë të vdekur 6 persona, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë

Policia ka publikuar foton e agresorit dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij.

Sipas mediave çeke, autori është rreth 180 cm.

Sulmi me armë zjarri u konfirmua edhe nga ministri i Brendshëm, Jan Hamacek.

Spitali ku ndodhi sulmi me armë ndodhet rreth 300 km larg kryeqytetit.