Skip to content
Kryesore

Masa të rrepta para festave, kontrolle për fishekzjarrët në Vlorë

· 1 min lexim

Policia e Vlorës ka intensifikuar kontrollet për parandalimin e tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve që rrezikojnë sigurinë publike.

Gjatë inspektimeve në disa subjekte tregtare, u zbuluan 3 biznese që tregtonin këto produkte pa leje.

Pronarët, shtetasit F. V., 67 vjeç, E. H., 58 vjeç, dhe A. F., 29 vjeçe, u proceduan penalisht, ndërsa një sasi e konsiderueshme fishekzjarrësh u sekuestrua.

Të tre do të hetohen për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë.”

Policia apelon qytetarët të shmangin tregtimin dhe përdorimin e lëndëve të tilla pa leje, duke nënvizuar rëndësinë e sigurisë publike.

Çdo shkelje mund të raportohet në numrin 112 ose në Komisariatin Dixhital.