Martesat në moshë të vogël fenomen shqetësues në vendin tonë/ Rreth 4000 vajza martohen në adoleshencë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Martesat në moshë të mitur vazhdojnë ende të mbeten një problem konstant në vendin tonë dhe situata duket se është shqetësuese duke marrë parasysh vitet në të cilat jetojmë.

Megjithatë sipas një vëzhgimi të bërë nga Ora News, deri më tani raportohen 3827 vajza deri në 19 vjeç që janë martuan gjatë 2017-ës, përkundrejt 120 djemve të kësaj moshe. Këto shifra na vijnë nga INSTAT, të cilat nëse i krahasojmë me vitin 2016 raportet duket se nuk ka ulje po ngritje të ndodhive të këtij fenomeni. Pra në vitin 2016 kemi 3339 vajza adoleshente të martuara, por mes djemve janë regjistruar vetëm 88 të tillë.

Psikologia Ariana Muça,e  cila ka folur për gazetaren e këtij televizioni, ka thënë se këto shifra janë thjesht fenomen, pasi ka ende shumë martesa të tjera të cilat nuk raportohen pa mbushur moshën ligjore.

“Shumicën e rasteve statistikat nuk janë shumë të qarta, për të kuptuar sa është numri real i këtyre martesave, sepse shumica e tyre nuk regjistrohen në gjendje civile”, ka thënë Muça

Shkaqet e martesave nën moshë nisin së pari nga ato ekonomike.

“Familja e shikon si shpëtimin e vetëm për të dalë nga një krizë e rëndë ekonomike, martesën e fëmijës femër me një njeri që është në gjendje të mirë ekonomike. Sepse në këtë rast femra blihet”, ka përfunduar psikologia.

Martesat në moshë minorene janë të ndaluara me ligj në Shqipëri, por prania e fenomenit ende ekziston tregon se ligji nuk po zbatohet.

Në total grup mosha nën 19 vjeç përbën 17. 4 % të totalit të martesave në Shqipëri.

Shpërndaje
Share.

Komento