Skip to content
Të Gjitha

Marsida Xhaferllari humb statusin e magjistrates (arsyeja)

· 1 min lexim

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka larguar nga sistemi Mardisa Xhaferllarin.

Kjo e fundit ishte kandidate për të marrë postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe për një nga vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Edhe pse nuk iu gjetën probleme në tri kriteret, KPK theksoi se Xhaferllari nuk ka statusin e magjistrates pasi nuk ka përfunduar testin e shkollës së magjistraturës.

Marsida Xhaferllari më herët ka punuar si kryeinspektore e Ministrisë së Drejtësisë dhe KLD-së.

Gjatë seancës në KPK, sipas relacionit ajo doli pa probleme në kriterin e pasurisë dhe atë të pastërtisë së figurës, edhe pse Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kishte ngritur disa çështje sa i përket kriterit të profesionalizmit.