Skip to content
Të Gjitha

Marrin 3 paga nga 27 të prapambeturat, punëtorët e Poçemit lënë grevën

· 1 min lexim

Punëtorët e nënstacionit të Poçemit kanë mbyllur sot grevën e urisë.

Mësohet se ata kanë marrë pagat e 3 muajve.

Ndërkohë punëdhënësi u ka premtuar 7 muaj paga fillimisht dhe në vijim të tjerat.

Gjithashtu nga 1 marsi iu është premtuar nënshkrimi i kontratës me OSHEE dhe Ujësjellësin.

Punëtorët e nënstacionit të Poçemit u futën në grevë urie 16 ditë më parë, pasi nuk ishin paguar prej 27 muajsh.

Kujtojmë këtu se ditën e djeshme lanë grevën e urisë edhe naftëtarët e Ballshit, pas lëvrimit të tre rrogave.

Naftëtarët kishin 6 muaj që nuk paguheshin, ndërsa kishin zhvilluar protesta edhe para Prefekturës së Fierit.