Skip to content
Të Gjitha

Marrëveshja për emigranët afrikanë, e majta në Itali shuplakë ndaj PS-së në Shqipëri

· 1 min lexim

Marrëveshja e Shqipërisë me Italinë lidhur me kampin e refugjatëve që do të stacionohen në Shëngjin, nuk është mikëpritur nga e majta në vendin fqinj.

Partia Demokratike (e majta në Itali) ka kërkuar që Partia Sicialiste e Shqipërisë të përjashtohet nga Partia Socialiste europiane.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, ku thuhet se kërkesa është protokolluar në Kongresin e PSE, ku do të marrin pjesë liderët më të rëndësishëm të këtij grupimi politik.

Ndërkohë që mësohet se shkresën e ka firmosur sekretari për marrëdhëniet me jashtë i PD-së italiane Peppe Provenzano, ish-ministër dhe figurë e njohur politike e së majtës nga Siçilia.

‘La Repubblica’ shkruan se “Edi Rama largohet nga Partia Socialiste Evropiane. Partia Demokratike është gati të regjistrojë kërkesën për përjashtimin nga PSE për kryeministrin shqiptar dhe PSSH-në e tij, Partinë Socialiste të Shqipërisë.” Kjo kërkesë është bërë për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes për refugjatet afrikanë.