Skip to content
Politikë

Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut, Çuçi: 6 pikat kufitare do kenë vetëm një sportel kontrolli

· 2 min lexim

Blendi Çuçi, ministri i brendshëm ka kërkuar nga ana e deputetëve të votojnë amendamentin i cili përfshin marrëveshjen e nënshkruar me Maqedoninë e Veriut përsa i përket  pikave të kontrollit doganor.

Ministri tha se në gjashtë pikat e kontrollit kufitar që na lidhin me Maqedoninë e Veriut do të ketë vetëm një sportel kontrolli. Sipas Çuçit kjo është në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta të të dy vendeve për në BE dhe nismës për Ballkanin e Hapur.

Gjithashtu ministri shtoi se marrëveshja është e bazuar në modele të tjera  që ne kemi me shtetet e tjera dhe është përgatitur me  konsultimin e misionit PAMEKA në vendin tonë.

“Do ketë vetëm një sportel kontrolli. Janë 6 pika ku do të zbatohet kjo marrëveshje. Marrëveshja është e bazuar në modele të tjera që ne kemi edhe me shtete të tjera që e kemi përgatitur me konsultimin e misionit PAMEKA në vendin tonë.

Objektivat kryesorë janë lehtësimi i qarkullimit të shtetasve dhe mallrave, rritje e bashkëpunimit për përmbushjen e interesave të përbashkëta të sigurisë dhe shkëmbimin e shpejtë të informacionit, forcimi i kapaciteteve profesionale të oficerëve të policisë kufitare dhe kontrolli i cilësisë së zbatimit të ligjit për kontrollin e kufirit.

Besoj se çdokush e ka të qartë se kjo marrëveshje synon edhe forcimin e lidhjeve me fqinjin tonë dhe besojmë se kjo i shërben përpjekjeve tona të përbashkëta për në BE dhe nismës për Ballkanin e Hapur”, tha Çuçi