Skip to content
Uncategorized

Marrëveshja është gati, Sergio Ramos do të bashkohet me Paris Saint-German

· 2 min lexim

Sergio Ramos do të nënshkruajë një marrëveshje dy-vjeçare me gjigandët e Ligue 1, Paris Saint-Germain pasi u largua nga Real Madrid në fillim të kësaj vere.

Legjenda e Spanjës pati probleme me kushtet e kontratës me Los Blancos gjatë muajve të parë të vitit 2021 dhe nuk u arrit asnjë marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e tij në Madrid, dhe tani PSG nuk ka humbur astin që për të nuënshkruajë me ish-kapitenin spanjoll.

Më herët të enjten u raportua se të dy palët ishin në prag të marrëveshjes, duke hyrë në ‘negociata të përparuara’ dhe tani Mohamed Bouhafsi i RMC Sport ka zbuluar se një marrëveshje është arritur.

Ramos pritet të nënshkruajë një marrëveshje dy-vjeçare me ekipin e Mauricio Pochettino, me vëllain e tij aktualisht në Paris për të përfunduar negociatat.

Është raportuar gjithashtu se 35-vjeçari refuzoi dy klube angleze, njëra prej të cilave ofroi kushte më të mëdha financiare sesa PSG.

Dalja e Ramos nga Real Madrid ishte për dëshirën e tij për një kontratë dy-vjeçare të cilën Florentino Perez nuk donte ta firmoste, por PSG nuk është penguar nga kërkesat e tij të kontratës.

Sapo të nënshkruajë, veterani do të ribashkohet me shokët e vjetër të Realit, Keylor Navas dhe Angel Di Maria, që të dy kanë arritur suksese në kampionatin francez, por pa trofe në Europë.