Skip to content
Të Gjitha

“Marrëdhënie të mira me Monikën”/ Kryemadhi nxjerr bllof Lefter Kokën

· 1 min lexim

Pas deklaratës për mediat të Lefter Kokës, ku ky i fundit u shpreh se është ende pjesë e LSI-së dhe se do të përfaqësojë këtë forcë politike në Parlament, madje shtoi se kishte dhe marrëdhënie të mira me Monika Kryemadhin, ka ardhur reagimi nga partia.

LSI ka publikuar vendimin e miratuar nga Komiteti Drejtues Kombëtar të datës 22 shkurt, ku theksohet se do çregjistrohen nga LSI të gjithë kandidatët që thyejnë vendimin politik të marrë nga kjo forcë politike.

“ Vendimi çregjistrimit do të ekzekutohet individualisht për secilin nga kandidatët e listave shumëemërore që pranojnë mandatin si deputet të Kuvendit të Shqipërisë”- thuhet në vendimin e firmosur nga Monika Kryemadhi.