Skip to content
Kryesore

Maratona e Tiranës, ja rrugët ku nuk lejohet qarkullimi i makinave

· 1 min lexim

Më shumë se 5 mijë garues janë regjistruar për të marrë pjesë në edicionin e 8-të të maratonës së Tiranës, që zhvillohet më 20 tetor.

Maratona nis në orën 9:00 dhe do të zgjasë 5 orë.
Për fituesit e 4 kategorive do të ketë edhe mbështetje financiare. Afro 500 forca të policisë bashkiake do të jenë në dispozicion për mbarëvajtjen e eventit.

Akset ku do të ndalohet qarkullimi i automjeteve gjatë Maratonës:

-Sheshi Skënderbej

-Bulevardi

“Dëshmorët e Kombit”

-Bulevardi i Ri

-Rruga e Durrësit

-Rruga e Kavajës

-Rruga ‘Myslym Shyri’

-Bulevardi ‘Bajram Curri’

-Rruga ‘Ibrahim Rrugova’

-Rruga ‘Papa Gjon Pali’

-Rruga ‘Xhorxh Bush’

Të gjithë ata qytetarë që kanë makina të parkuara pranë këtyre akseve, duhet t’i zhvendosin deri para orës 20:00 të datës 19.