Skip to content
Rajoni

Maqedonia e Veriut ka gati planin për vitin e ri shkollor: Deri në klasën e tretë në shkollë, të tjerët online

· 2 min lexim

Shumë vende me fillimin e shtatorit po përballen edhe me dilemën e madhe të vitit të ri shkollor, se si do të oragnizohet në bankat e shkollës apo online.

Maqedonia e Veriut ka marrë ditën e sotme vendimin për mënyren sesi do të zhvillohet mësimii dhe tha se nxënësit nga klasa e parë në të tretë do të zhvillojnë mësimin në shkollë, ndërsa të tjerët online.

Ky lajm u bë i ditur nga vetë ministi i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai tha gjithashtu se prindërve të nxënësve deri në klasë të tretë do t’u jepet edhe mundësia e zgjedhjes. Atyre iu lind e drejta që të kërkojnë që fëmijët e tyre mos të shkojnë në shkollë, por ta zhvillojnë mësimin online.

“Gjithashtu, me kërkesë të prindit, fëmijët nga klasa e parë e deri në të tretën do të mund ta ndjekin mësimin e plotë edhe online. Pas bisdimeve intenzive me prindërit dhe personat tjerë profesionist kemi vendosur të lejojmë të ketë zgjedhje ana e prindit. Shkaku është se në disa familje të caktuara ka prindër të cilët janë të sëmurë kronikë me rrezik të lartë shëndetësor” tha ministri Filipçe.