Skip to content
Kryesore

Mandati i Holta Zaçajt/ Seanca në Gjykatën Kushtetuese shtyhet për nesër

· 1 min lexim

Gjykata Kushtetuese u mblodh sot, më 16 dhjetor 2024, në orën 11:00, për të shqyrtuar kërkesën e Kryetares për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj.

Gjatë seancës, u administrua dokumentacioni nga Gjykata e Lartë, i cili përfshin procedurën e plotësimit të vendit vakant dhe zgjedhjen e Zaçaj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata e Lartë ka dërguar njoftimin për hapjen e procedurës për zgjedhjen e një anëtari të ri më 13 dhjetor 2024, në orën 16:30.

Gjykata Kushtetuese vendosi që aktet të komunikohet me gjyqtarën Zaçaj, që është edhe Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, e cila do të japë një opinioni me shkrim mbi to.

Për këto arsye, Gjykata vendosi të shtyjë seancën për nesër, më 17 dhjetor 2024, në orën 13:00.