Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Manastirliu mund ta kundërshtojë hartën e OBSH me fjalime propagandistike, por nuk mbulohet dielli me shoshë!

19:06 24/08/2020
Reading Time: 5 min lexim

Së fundmi, sipas një harte të publikuar në faqen e Organizatës Botërore për Shëndetësinë (OBSH), Shqipëria renditet ndër vendet që kanë një numër më të ulët mjekësh në raport me popullsinë në botë. (KLIKO) 

Sipas saj, Shqipëria, ka vetëm 12 mjekë për 10 mijë banorë, shifër që është më e ulëta në Europë. Maqedonia e Veriut ka 29 mjekë për 10 mijë banorë, Serbia (31), Mali i Zi (27), Bosnja (22). Rekordin në Europë e mban Greqia, me 55 mjekë për 10 mijë banorë. Italia e ka këtë tregues 40, Gjermania 42.5, Suedia (e vetmja që nuk e mbylli ekonominë nga koronavirues) e ka rreth 40, Austria 51.7.

Lidhur me shifrat reagoi edhe presidenti i vendit Ilir Meta, i cili kërkoi nga politika që të ishte më largpamëse dhe të motivonte personelin shëndetësor në vend. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, kreu i vendit shprehet se situatat që po kalon vendi lidhur me pandeminë Covid-19, janë provë shumë e qartë se pa një sistem shëndetësor plotësisht efiçient dhe të plotësuar me mjekë, shëndeti i qytetarëve do të jetë i rrezikuar. (KLIKO)

Reagimi i Ogerta Manastirliut, më imagjinar seç duhet

Së fundmi, rreth kësaj situate ka ardhur edhe reagimi i ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nga e cila prisnim të paktën trasparencë, por morëm vetëm një fjalim PR shumë të mirëmenduar. Me anë të një njoftimi për mediat, Manastirliu shprehet se të dhënat i përkasin vitit 2016, duke e pasuar “fajin” tek qeveria Berisha, e cila sipas saj bllokoi për 4 vite specializimet e mjekëve. Më tej ajo shton, se pas përfundimit të bllokimit të specializimeve, pas vitit 2018, vendit i janë shtuar 309 mjekë më shumë në sistem.

Numri një i shëndetësisë shprehet se “Nuk ndalojmë askënd që të vazhdojë të bëjë – siç ka bërë gjithmonë – politikë me sëmundjen, me spitalin, me mjekun, me infermierin, me ilaçin, me pandeminë.”-referuar deklaratës së Metës- duke harruar sa mirë ka bërë ajo politikë me pandeminë.

Nuk mbulohet dielli me shoshë!

Nëse ne e marrim si të mirëqenë faktin imagjinar të ministres se nga 2016 e deri tani mjekët i janë shtuar sistemit tonë shëndetësor, atëherë duhet të bëjmë një ballafaqim me atë çka ka ndodhur jo më larg se 3 muaj më parë.

Në qershor bluzat e bardha u infektuan masivisht nga Covid-19, duke e kthyer spitalin Infektiv në një vatër infeksioni. Një pjesë e madhe e personelit mjekësor u infektua nga Covid-19 (zyrtarisht nuk kemi një numër) duket se e ka bërë të vështirë menaxhimin e situatës dhe çfarë bëri MSH? Burime të sigurta pranë Infektivit kanë treguar për iconstyle.al se mjekë e infermierë, jo të fushës, janë detyruar nga instancat përkatëse për tu bërë pjesë e stafit të shërbimit infektiv, madje burimet shtojnë se janë kërcënuar edhe me heqje të licensës së infermierit.

Fakti se spitalet nuk kanë burime njerëzore e përforcon edhe fakti se përtej shifrave të larta të të shtruarve, dy spitalet COVID3 dhe COVID4 nuk po hapen.

Jo vetëm kaq, por edhe spitalet COVID 1 dhe 2 po funksionojnë me personel mjekësor që tashmë është sfilitur nga puna e lodhshme dhe po mundohet shumë t’i shkojë deri në fund kësaj beteje. Mund të na thojë Ogerta Manastirliu se përse stafi i këtyre spitaleve që ka qëndruar në gatishmëri prej marsit, vijon ende të punojë, kur mund të ishte zëvendësuar nga mjekët dhe infermierët e tjerë? (KLIKO)

Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në rajon

Nëse të dhënat e OSBH i përkasin 2016, kemi pafund studime që dëshmojnë të njëjtën gjë si harta që trazoi Manastirliun.

Sipas të dhënave nga Observatori Global i Shëndetit, Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë në rajon. Greqia ka 6.2 mjekë për 1000 banorë, Maqedonia 2.8, Mali i Zi 2.3, Serbia 2.4 dhe Bosnja 1.8 mjekë për 1000 banorë.

Aktualisht janë 1.2 mjekë për 1000 banorë dhe raporti mami/infermierë është 3.6 për 1000 banorë, teksa edhe këto burime të pakta njerëzore në shëndetësi janë shpërndarë në mënyrë të pabarabartë. Indeksi i Europian Shëndetit (EHCI) për vitin 2018 vuri në dukje se Shqipëria ka burime shumë të kufizuara të kujdesit shëndetësor, duke theksuar se vuan nga një strukturë shëndetësore e vjetruar, me një raport të lartë dhe të kushtueshëm të kujdesit në pacient për kujdesin jashtë-pacientit, thuhen në vlerësim.

Pagat e ulëta, shkak kryesor për largimin e mjekëve

Pagat në sektorin e shëndetësisë po rrinë në vendnumëro dhe eficenca e përdorimit të fondeve publike është cënuar nga disa koncesione të paprecedentë që thithin fonde kritike që do të mund të përdoreshin për një reformë të pagave të sistemit, kurse nevojat për shërbime të kujdesit ndaj shëndetit janë gjithnjë e në rritje.

Në fund të muajit korrik revista  “Monitor”, botoi  një vështrim krahasues të pagave në vendet e rajonit tonë për vitin 2019. Paga mesatare në aktivitetin e “Shëndetësia dhe veprimtari të tjera sociale” në Shqipëri është 435 euro, është afërsisht sa gjysma e mesatares rajonale. Vitin e kaluar, edhe Kosova i rriti ndjeshëm pagat e mjekëve dhe infermierëve, me synim ndalimin e eksodit të bluzave të bardha.

Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare arriti në përfundimin se në Shqipëri, ata që kujdesen për shëndetin e njerëzve paguhen më pak se 20% e asaj që paguhen të njëjtat profesione në 15 vendet më të zhvilluara të Bashkimit Europian. Asnjë vend tjetër i Europës apo Ballkanit Perëndimor nuk ka një normë kaq të ulët sa vendi ynë dhe askush nuk zbret nën 20%. Pra, në linja më të përgjithshme, me pagën që merr në Shqipëri, një mjek dhe infermier shqiptar mund të blejnë diçka më shumë se 15% të asaj që blejnë kolegët e tyre, në Finlandë, dhe diçka më pak se 10% të asaj që blejnë kolegët e tyre në Luksemburg.  Duket se kjo është edhe një prej arsyeve kryesore të valës së largimit të këtyre profesionistëve nga vendi ynë dhe i gjithë rajoni gjatë viteve të fundit.

/IconStyle

Të lidhura

Rama rrëmben Kaninën: 834 hektarë tokë kullotë i kalojnë oligarkëve, fshatarët zhduken nga harta
Aktualitet

Rama rrëmben Kaninën: 834 hektarë tokë kullotë i kalojnë oligarkëve, fshatarët zhduken nga harta

Kanina, dikur një nga zonat më të gjalla blegtorale në jug të vendit, po fshihet nga harta me firmën e...

20:26 19/07/2025
Kush po e tredh Dredhën? Fotovoltaiku 830 ha i Kaninës, që futi Bashkinë e Vlorës në shtetrrethim
Aktualitet

Kush po e tredh Dredhën? Fotovoltaiku 830 ha i Kaninës, që futi Bashkinë e Vlorës në shtetrrethim

Nga Klodian Tomorri Në nëtor të vitit të kaluar, Ermal Dredhës i vunë një minë me sahat në duar. Në...

16:07 19/07/2025
Para

Gjendet shqiptarja e zhdukur prej më shumë se 10 ditësh në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rama rrëmben Kaninën: 834 hektarë tokë kullotë i kalojnë oligarkëve, fshatarët zhduken nga harta

Rama rrëmben Kaninën: 834 hektarë tokë kullotë i kalojnë oligarkëve, fshatarët zhduken nga harta

20:26 19/07/2025
Kush po e tredh Dredhën? Fotovoltaiku 830 ha i Kaninës, që futi Bashkinë e Vlorës në shtetrrethim

Kush po e tredh Dredhën? Fotovoltaiku 830 ha i Kaninës, që futi Bashkinë e Vlorës në shtetrrethim

16:07 19/07/2025
Turizmi po lulëzon, bujqësia po vdes: Alarm për ekonominë shqiptare

Turizmi po lulëzon, bujqësia po vdes: Alarm për ekonominë shqiptare

15:02 19/07/2025
Skandal në Vorë: Kompania “Master AL” kapet duke shitur produkte të skaduara me etiketa të falsifikuara

Skandal në Vorë: Kompania “Master AL” kapet duke shitur produkte të skaduara me etiketa të falsifikuara

13:51 19/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.