Skip to content
Rajoni

Gjendet shqiptarja e zhdukur prej më shumë se 10 ditësh në Greqi

· 1 min lexim

Antonia Nikolla, 27-vjeçarja shqiptare e humbur në Greqi është gjetur ditën e sotme.

Mësohet se Nikolla, nënë e katër fëmijëve dhe me banim në Profit Ilia të Iraklion në Kretë, kishte humbur kontaktet me famijlarët që prej datës 12 gusht.

Kontakti i saj i fundit kishte qenë me bashkëshortin mbrëmjen e 12 gushtit, ku ajo kishte folur me të dhe prej asaj dite asnjë njeri nuk kishte dijeni per vendndodhjen e saj.

Mediat greke raportojnë se bashkëshorti i saj ka njoftuar policisë se gruaja e tij është kthyer në shtëpi shëndoshë e mirë, por ende nuk dihen shkaqet e zhdukjes së saj prej më shumë se 10 ditësh.