Makina përplas këmbësorin në autostradën Tiranë-Durrës, ndërron jetë 60-vjeçari (DETAJE)

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Durrësir ka bërë me dije se një aksident ka ndodhur pak më parë në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Maminasit, ku një automjet tip “Pezho” me drejtues shtetasin Sh.A. 60-vjeç ka aksidentuar një këmbësor, të moshës rreth 60-vjeç.

Si pasojë e përplasjes, 60-vjeçari ka ndërruar jetë. Me anë të një njoftimi Policia ka bërë me dije se viktima ende nuk është identifikuar, ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 18.10.2020, rreth orës 18:50, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas, mjeti tip “Pezho” me drejtues shtetasin Sh. A., 60 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Shpërndaje
Share.

Komento