Skip to content
Të Gjitha

Makina përplas biçikletën, një i plagosur në gjendje kritike

· 1 min lexim

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin që lidh qytetin e Elbasanit me ish-Kombinatin Metalurgjik, në afërsi të kompleksit sportiv.

Një makinë me targa AA293ME ka përplasur një biçikletë.

Drejtuesi i biçikletës ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë, pasi është përplasur në pjesën e përparme të autoveturës dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Paraprakisht, thuhet se biçikleta i ka ndërprerë rrugën makinës.

I plagosuri është nisur për në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij sipas mjekëve për momentin paraqitet kritike.

Ndërkohë policia po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.