Skip to content
Të Gjitha

Makina përfshihet nga flakët, policia në vendngjarje: “ Ja pista që po hetojmë”

· 1 min lexim

Mbrëmjen e sotme në Tepelenë është djegur një makinë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Selam Musai”.

Automjeti i djegur është tip “Ford” dhe është në pronësi të shtetasit Dejvi Dula.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, pasi në momentin e përfshirjes nga flakët, në makinë nuk ka qenë askush.

Megjithatë, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe zjarrfikëset.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes , por paraprakisht dyshohet se ka pasur masë elektrike.