Skip to content
Të Gjitha

Makina përfshihet nga flakët duke ecur në mes të qytetit

· 1 min lexim

Një makinë tip ‘Benz C-Class’ është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.

Konkretisht, ngjarja ka ndodhur  në afërsi të Pazarit të Korçës, ndërsa zjarrfikësja ka arritur në kohë në vendngjarje, duke shuar flakët.

Paraprakisht, bëhet me dije se mjeti ka qenë në lëvizje, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Mendohet se shkak për ngjarjes është bërë një defekt teknik, teksa grupi hetimor ndodhet në vendgjarje për të hetuar rreth zbardhjes së plotë të detajeve.