Skip to content
Kryesore

Lulzim Visha u ekzekutua me silenciator brenda makinës, detaje

· 1 min lexim

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Zall Mner, ku 48-vjeçari Lulzim Visha u gjet i vrarë në makinën e tij.

Ai është vëllai i Besnik Vishës.

Në vitin 1997, Besnik Visha vrau Refik Domën në afërsi të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe u dënua me 12 vjet burg për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Hetimet e deritanishme sugjerojnë se një prej pistave që po shqyrton policia është hakmarrja.

Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator pasi banorët e zonës janë shprehur se nuk kanë dëgjuar të shtëna.

Në vendngjarje u gjetën 12 gëzhoja plumbash. Po ashtu, policia ka nisur kërkimet për një automjet tip “Porsche” ngjyrë gri, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.

Lulzim Visha ishte baba i dy fëmijëve dhe ka pasur disa procedime penale në të kaluarën.