Lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, Putin e Macron thirrje palëve të ulen në bisedime
Luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit vijonë, pa asnjë tërheqje nga palët. Presidenti azerbajxhanas ka deklaruar se nuk do tërhiqet, deri kur arment të lëshojnë vetë rajonin.
Ditën e djeshme, edhe Rusia u ka bërë thirrje që të ndalojnë luftimet. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u bëri thirrje ministrave të jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit, që të bisedojnë.
Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin, teksa diskutonte në bisedë telefonike me presidentin e Francës, Emannuel Macron, ka përsëritur thirrjet për armëpushim të menjëhershëm.
Lufta mes dy vendeve ka shpërthyer ditën e diel, për rajonin e Karabak. Konflikti ishte shuar prej vitesh dhe është rindezur sërish. Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por i kontrolluar nga armenët etnikë. Kur u shkëput në fillim të viteve 1990, dhjetëra mijëra njerëz vdiqën në luftime. Ndërkohë lufta vazhdon, pasi presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka deklaruar se është i sigurtë për të rimarrë kontrollin mbi rajon dhe vazhdon ti mbështet kësaj deklarate.
/GazetaReforma.com/