Skip to content
Të Gjitha

Luante pranë Repartit Ushtarak, 16 –vjeçarit i shpërthen granata në dorë

· 1 min lexim

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Leshnicë të Pogradecit.

Sipas njoftimit të policisë bëhet fjalë për një 16-vjeçar me inicialet, E.Ç i cili ka qenë duke luajtur në afërsi të Repartit Ushtarak, kur i ka shpërthyer granata.

Nga njoftimet e para, policia bën me dije se si pasojë e shpërthimit, i mituri ka pësuar gjymtim të dorës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.04.2019, jemi njoftuar se në fshatin Leshnicë, shtetasi E.Ç, rreth 16 vjeç, duke luajtur në afërsi të ish Repartit Ushtarak, aksidentalisht i ka shpërthyer një granatë dhe për pasojë ka pësuar gjymtim të dorës.

Shtetasi E.Ç, u dërgua në Spitalin e Pogradecit ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.